Deschamps me deklaratë të ashpër për Dembelen

Didier Deschamps nuk ka pëlqyer dhe aspak aprovuar mënyrën e veprimit të Ousmane Dembélé në kohën kur u largua nga Borussia Dortmund për të nënshkruar me Barcelonën, klubin e tij aktual.

Sport

04/07/2018 23:20

Sulmuesi anësor francez refuzoi të stërvitej me ekipin gjerman verën e kaluar dhe u vetëdeklarua rebel deri në momentin kur u la i lirë të transferohej në Spanjë.

Një zjarr që zgjati për 15 ditë dhe u shpërnda te dhoma e zhveshjes, duke krijuar diversione mes shokëve të ekipit të cilët kritikuan sjelljen e tij.

“Ishte një sjellje e padenjë. Sjellja e Dembele krijoi probleme për Borussia Dormund, shokët e ekipit dhe ekipin kombëtar”. Kështu deklaroi trajneri i Francës, Didier Deschamps në një intervistë për “SportBild”. 

Një sjellje ajo e 20 vjeçarit të Francës, që konsiderhet e patolerueshme nga tekniku Deschamps. Situatë që rezultoi me përjashtimin e tij të përkohshëm nga ekipi kombëtar:

“Nuk mund të grumbulloja Dembele të luante për Francën, sepse ai nuk është stërvitur, një sjellje që nuk mund ta tolerojmë tek asnjë nga lojtarët”, deklaroi trajneri i Francës.