Derbi i Milanos për Kondogbian

Milan dhe Inter janë nisur për në Monaco me një synim të njëjtë, të dyja klubet duan që sonte të arrijnë marrëveshje me mesfushorin Geoffrey Kondogbia.

Sport

19/06/2015 20:49

Milan – Inter, derbi i qytetit për transferimin e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia.

Sipas mediave italiane, përfaqësues të dy klubeve nga Serie A gjenden në Francë duke zhvilluar negociata për blerjen e reprezentuesit francez.

Rossonerët kaherë kanë konfirmuar interesimin për Kondogbian.

Por, në garë kanë hyrë edhe Nerazzurrët. E kjo ka sjellë një garë të nxehtë mes tyre ku “fituesi” mund të shpallet sonte.

Ku do të transferohet Kondogbia? Kjo pyetje do të marrë një përgjigje së shpejti.