Denis Suarez ia kthen përgjigjen gjigantit italian (FOTO)

Denis Suarez nuk do të transferohet te Roma.

Sport

01/05/2017 08:41

Mesfushori i Barcelonës, përkundër minutazhës së vogël këtë edicion, ka vendosur që të qëndrojë edhe më tej në “Camp Nou”.

Sipas mediave katalunase, drejtori i ri i Romës, Monchi, ka bërë përpjekje për ta bindur Suarezin që të transferohet në “Olimpico”, por mesfushori e ka refuzuar një gjë të tillë, përcjellë “Lajmi.net”.

Kujtojmë që ai ka luajtur 25 ndeshje në La Liga këtë edicion.

Ai erdhi te Barca në verë nga skuadra e Villarrealit. /Lajmi.net/

1111

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy