Demi Lovato flet pas overdozës: Falenderoj Zotin që më mbajti në jetë!

Ditë më parë titujt e shtypit rozë u mbushën me lajmin se Demi Lovato kishte rënë në overdozë.

ShowBiz

06/08/2018 09:23

Në ditët e fundit të korrikut, Demi Lovato ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të konsumimit të mbidozës së heroinës, shkruan lajmi.net.

Tashmë ajo ka pranuar rehabilitimin dhe pas gjithë asaj që u bë bujë për shëndetin e saj, këngëtarja ka vendosur t’u drejtohet fansave me një letër falënderuese.

Duke thënë se ka mësuar që kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket shpejt, Demi është e vendosur ta luftojë këtë problem.

“Kam qenë gjithmonë transparente përsa i përket jetesës time. Ajo çfarë kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka e cila harrohet me kohën.  Është diçka që duhet të vazhdoj ta mposht dhe nuk e kam bërë akoma. Dua të falenderoj Zotin i cili më mbajti në jetë. Fansave të mi i jam përgjithmonë falënderuese për dashurinë dhe përkrahjen për javën që kaloi dhe për të gjithë kohën. Lutjet tuaja më ndihmuan mua të përballoj këto kohë plot vështirësi”, shkruan ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on