Delawie përfundon misionin në Kosovë – Thaçi e falënderon për krejt mbështetjen

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, për pak ditë do të largohet nga Prishtina, sepse tashmë misioni i tij në Kosovë ka përfunduar.

Lajme

21/09/2018 19:16

Presidenti Hashim Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen që ia ka dhënë shtetit të Kosovës.

“Përkrahja juaj personale, këshillat dhe vërejtjet na kanë dhënë inkurajim. Në Kosovë ke investuar jo vetëm profesionalizimin, por edhe zemrën tënde. Ke punuar sinqerisht për Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”, ka thënë Thaçi në takimin lamtumirës.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se Kosovë për të gjitha proceset e rëndësishme siç janë dialogu dhe ushtria do të bashkëpunojë me shtetin mik të Kosovës, Amerikën.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë do të jetë Philip S. Kosnett.

​Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, njohës i mirë i Turqisë