Delawie flet në Viti për të drejtat pronësore

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovës, Greg Delawie, i shoqëruar nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, do të flasë me rastin e nisjes së fushatës për të drejtat pronësore bazë me qytetarë në Viti.

Lajme

19/07/2016 07:45

Ai gjithashtu do të vizitojë statunë e Richard Holbrooke.

Sipas një njoftimi të Ambasadës, USAID-i, përmes Programit për të Drejtat Pronësore, angazhohet në aktivitete për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet shoqërore dhe për të adresuar çështjet e të drejtave pronësore në nivelin kombëtar dhe atë lokal.

Aktivitetet në këtë fushë adresojnë çështje që kanë rëndësi të madhe shoqërore, juridike, dhe ekonomike për Kosovën, duke përfshirë sfidat me të cilat ballafaqohen femrat gjatë sigurimit të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme dhe shfrytëzimit të saj si dhe informalitetin në sektorin e trojeve.