Deklarata të çuditshme nga babai i sulmuesit në Orlando

Babai i sulmuesit në Orlando, Omar Mateen tha se djali i tij nuk do të duhej ti vriste homoseksualët.

Bota

14/06/2016 04:16

“Djali im nuk do të duhej t’i vriste ata, sepse zoti do t’i dënojë”, është shprehur Seddique Mateen.

Ai e ka përshkruar djalin e tij terrorist si “një djalë të mirë dhe të arsimuar i cili ishte shumë dinjitoz dhe kishte respekt për prindërit e tij”, përcjell lajmi.net

Omar Mateen vdiq pas një përleshje me policinë pasi kishte vrarë 50 njerëz gjatë një sulmi në një lokal ku mbeten edhe shumë të tjerë të plagosur.

“Unë nuk e di çfarë e ka shtyrë atë të gjuaj dhe jam shumë i mërzitur për gjithë popullin e Amerikës”, ka thënë ai.

“Vetë zoti do t’i dënojë ata që janë të përfshirë në homoseksualitet, kjo nuk është për shërbëtorët e Perëndisë”, ka shtuar ai, duke e mbrojtur të birin e tij.

Më parë, Seddique Mateen kishte pranuar se i biri i tij ishte zemëruar shumë kur i pa dy burra duke u puthur para gruas dhe fëmijëve të tij./lajmi.net