Deklarata e Ramosit ku konfirmon se nuk do të pensionohet te Real Madridi

Sergio Ramos nuk do të përfundojë karrierën te Real Madrid.

Sport

07/05/2018 18:55

Këtë e ka lënë të kuptohet një deklaratë e bërë nga kapiteni i Real Madridit pas barazimit 2:2 me Barcelonën.

Derisa po fliste për Iniestan, Ramos ka thënë se me të do të takohet pas disa viteve në Kinë.

Iniesta po kalon sezonin e fundit te Barcelona, për t’u transferuar në Superligën e Kinës.

“Iniesta është një lojtar i madh që po largohet, por ne do të shihemi në Kinë pas disa vitesh”, ka deklaruar Ramos, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen do të largohet nga Real Madrid./Lajmi.net/