Deda: Nuk mundemi më t’i dëgjojmë kërkesat e PAN-it

Për takimin konsultativ Ilir Deda i Alternativës ka thënë se pjesëmarrja në këto takime nuk është për t’i dëgjuar kërkesat e PAN-it.

Lajme

16/08/2017 10:43

 

“Ju keni ndërruar qëndrimet e juaja nga java e kaluar. Duhet të tregoni korrektësi minimale ashtu siç kemi bërë ne. Ne nuk jemi këtu për t’ju dëgjuar juve se çka mendoni. Pse me ju besu këtë qe thoni sot kur nuk mbani zotimin e javës së kaluar”, ka thënë Deda, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se  të gjitha seancat e thirrura kanë qenë në rregull nuk ka nevojë të thirren më seanca ku nuk marrin pjesë të gjithë deputetët./Lajmi.net/