Deçanasit me dëshmi të reja për demarkacionin (Video)

Banorë të komunës së Deçanit kanë ofruar dokumente të reja që tregojnë se Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është i gabuar, në këtë formë siç është tani, njofton Klan Kosova.

Lajme

21/06/2016 23:43

“Kemi flet-tatim që e kemi paguar nga pylltarët e Pejës në vitin 1982”, thotë Hysen Balaj, banor i fshatit Strellc derisa shpalos dokumente të shumta, për të cilat thotë se malazezët nuk mund t’i kenë.

“Vetëm një dokument ta tregojnë malazezët që ndonjëherë e kanë menaxhuar këtë pjesë në atëherë pajtohemi”, pohon ai.

Edhe banorë të tjerë të asaj ane kanë po të njëjtat dëshmi.

Ndërsa prejse është nënshkruar Demarkacioni mes Kosovës e Malit të Zi ata tregojnë se nuk po munden më të ndërtojnë stanet të reja e as t’i rinovojnë të vjetrat.

YouTube player