Deçan: Polici gjen para në trotuar

Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj në Deçan të mërkurën në mesditë derisa ishte duke kaluar rrugës kryesore, ka hasur në një sasi të hollash te cilat ishin në trotuar.

Lajme

02/10/2015 15:51

Lidhur me këtë, policia ka ftuar personin të cilit i kanë humbur paratë që të paraqitet pranë Stacionit policor në Deçan për t’i tërhequr ato, por për të njëjtat duhet të dëshmojë se janë të tij. /lajmi.net