Debat i ashpër në Kuvendin e Malit të Zi për dërgimin e ushtarëve në Kosovë, përmendet demarkacioni

Debat i ashpër është zhvilluar sot në parlamentin e Malit të Zi ku po diskutohet për mundësinë e dërgimit të trupave malazeze në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s.

Lajme

03/07/2018 16:31

Deputeti serb, Milovan Zogoviq, e ka cilësuar këtë vendim si anti-serb madje duke e krahasuar kryeministrin  Dusko Markoviq me ish-liderin fashist të Italisë, Sekul Drljeviq, transmeton lajmi.net.

Deputeti i Partisë Demokratike të Popullit iu referua edhe Demarkacionit të Malit të Zi me Kosovën dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke aluduar në atë që sipas tij vendime të tilla duhet të konsultohen paraprakisht me Beogradin.

Ndryshe, nëse vendimi për dërgimin e trupave malazeze në Kosovë kalon në parlament, në Prishtinë do të zbarkojnë afër 40 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi./Lajmi.net/