De Gea mbetet në Man Utd

David de Gea do të mbetet në Manchester United në kontratë të re me të cilën do të jetë një prej portierëve më të paguar në botë.

Sport

27/03/2015 12:53

Portieri David de Gea nuk do të largohet nga Manchester United.

Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Real Madrid, De Gea do ta vazhdojë kontratën në Old Trafford, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Red Devils janë duke negociuar me menaxherin e De Geas, Jorge Mendes, për kontratën e re të portierit në klub.

E me të ai do të bëhet një prej portierëve më të paguar në botë me 9 milionë euro në vit.