De Biasi optimist para ndeshjes me Portugalinë

Selektori i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është shprehur mjaft optimist para ndeshjes kundër Portugalisë.

Sport

06/09/2014 23:04

Trajneri i kombëtares sonë ka thënë se Shqipëria do të mundohet që të luajë lojën e saj, duke kërkuar fitore në ndeshjen që zhvillohet nesër.

“Portugalia është një skuadër mjaft e madhe e cila është mjaft e motivuar për të luajtur një ndeshje të mirë”.

“Sidoqoftë, ne nuk frikësohemi. Ne kemi ardhur në Portugali për të zhvilluar lojën tonë dhe për të kërkuar fitoren. Duhet të fokusohemi sa më shumë në mbrojtje, për të mos bërë ndonjë gabim”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që në ndonjë moment të takimit, të mbyllemi prapa në mbrojtje, pasi Portugalia mund të bëj presion të madh te ne”, tha trajneri i kombëtares sonë