De Biasi “dënon” Xhakën

Taulant Xhaka pritet të mbetet në bankën e rezervistëve në ndeshjen ndaj nikoqirit të "Euro 2016".

Sport

14/06/2016 09:50

Gianni De Biasi, trajneri i Shqipërisë, pritet të bëjë tre ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Francës. Besoni ose jo, Taulant Xhaka pritet të mbetet në bankën e rezervistëve në ndeshjen ndaj nikoqirit të “Euro 2016”.

Stërvitja e fundit e Kombëtares, para ndeshjes me Francën, i ka shërbyer Gianni De Biasit për të provuar formacionin që do të hedhë në fushën e Velodrome, për sfidën ndaj Francës.

Trajneri i Shqipërisë pritet të bëjë tre ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Francës, e cila do të lihet nesër nga ora 21:00.

Në vend të Lorik Canës, i cili ka karton të kuq, De Biasi pritet ta aktivizojë Arlind Ajetin, shkruan SuperSport.al.

Kurse, Kukelin, i cili u paraqit mirë i tërhequr në këtë rol ndaj helvetëve kur Shqipëria mbeti me 10 lojtarë, do të jetë sërish në kabinën e regjisë para qendrës së mbrojtjes.

Kurse, nuk do të ndërroj asgjë në pjesën tjetër të mbrojtjes me Berishën mes shtyllave, Mavrajn përkrah Ajetit e Hysajn e Agollin nga krahët.

Por, por për sa i përket mesfushës fiton një vend nga minuta e parë Ledian Memushaj, me Taulant Xhakën që pritet ta nisë nga stoli.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me Andi Lilë. Ky i fundit do të zërë vendin e Odise Roshit në krahun e djathtë, ndërsa ruajnë pozicionet e tyre Abrashi, mjaft efektiv në mesin e fushës në ndeshjen me Zvicrësn, ashtu si dhe Lenjani por edhe Armando Sadiku të cilit De Biasi pritet t’i besojë sërish vendin e sulmuesit të vetëm.

Është ky formacioni i provuar nga trajneri në seancën e fundit stërvitore, 11shja anti-Francë, natyrisht duke përjashtuar ndonjë të papritur të minutës së fundit.

Si një ndër futbollistët e kuotuar për të fituar një vend titullari ndaj gjelave ishte dhe Ergys Kace, ndëshkuesi i Francës në Elbasan Arena, por ndoshta ka qenë gjendja fizike e mesfushorit korcar që ka kushtëzuar zgjedhjen e De Biasit, Kace u stërvit i veçuar në seancën e paradites pas dhimbjeve që ndiente në gju.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.