Dasma e Gjakovës ku u hodhën para me thasë (Video)

Si duket sezona e dasmave ende nuk ka përfunuar.

Fun

03/10/2016 19:16

Vikendi i kaluar është karakterizuar me shumë dasma në gjithë Kosovën. Trendi i hedhjes së parave pa kontroll po vazhdon të rritët nëpër dasmat kosovare.

Kujtojmë se dje nëpër të gjitha mediat qarkulloi video e martesës së djalit të Shyhrete Behlulit, aty shihej se si burri i Shyhretës mbuloi me para nusën e djalit.

Sot,  Gazeta Express ju sjell një video nga fshati Marmull i Gjakovës në të cilën shihen shuma të mëdha parash që u janë hedhur këngëtarëve.

http://www.dailymotion.com/video/x4vtos3_gjakove_news