Dardania me kontenjerë të rinj (VIDEO)

Lagja Dardania në Prishtinë është pajisur me kontejnerë të rinj.

Lajme

27/05/2017 20:39

 

Me këtë po synohet ndarja e mbeturinave të riciklueshme, kështu materialet nga alumini, plastika e letra duhet të hedhen në kontejnerë ngjyrë verdhë.

E në Kompaninë Pastrimi bënë me dije se ky projekt është bashkëpunim i Komunës së Prishtinës dhe Gizit gjerman.

Megjithatë, zëdhënësja Arbnora Ademi, tha se projekti është në fazën fillestare dhe deri në definimin e tij kompania Pastrimi, do të bëjë punën sikur deri tani më tani, që do të thotë pa i ndarë mbeturinat.

Përveç në Dardani, komuna e Prishtinës shumë shpejt pritet të sjell kontejnerë ngjyrë verdhë edhe në lagjet e tjera.

YouTube player