Dardan Cena nënkampion Ballkanik U18 në xhudo

Sot në Bihaq të Bosnjës dhe Hercegovinës është mbajtur Kampionati Ballkanik U18.

Sport

02/06/2018 20:41

Kosova është përfaqësuar me 5 garuës, kurse nesër ndeshet Fationa Kasapi (-57kg).

Dardan Cena (-50kg) ka fituar tri ndeshje radhazi deri në finale, ai në ndeshjen e parë mposhti garuesin nga Bosnja dhe Hercegovina, Filip Buriç.

Në ndeshjen e dytë mposhti garuesin nga Rumania, Emil Neagu.

Dardani në gjysëmfinale mposhti Bullgarin, Vasil Tagarev.

Në finale humbi nga garuesi Turk, Firat Cekim.

Art Veseli (-55kg) ka fituar ndeshjen e parë kundër garuesit Malazez, Petar Jovcoviç.

Në ndeshjen e dytë ai është mposhtur nga garuesi Romun, Lorenzo Ispas.

Arbër Nikçi (-60kg) ka humbur në ndeshjen e parë kundër garuesit Romun, Claudiu Neagu.

Festim Beqiri (-66kg) ka humbur në ndeshjën e parë kundër garuesit Grek, Stavros Doumas.

Odeta Bajraktari (-44kg) ka humbur në ndeshjen e parë, pastaj ka fituar një ndeshje dhe me pas ka humbur prapë.