Dani Alves fton yllin e Juventusit në Paris Saint-Germain
“Tuttosport” raporton se Alves ka ftuar Dybalan t’i bashkohet në Parc des Princes.
Sport
Dani Alves ka ftuar Paulo Dybalan të largohet nga Juventus dhe t’i bashkohet atij në Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi brazilian edhe në të kaluarën kishte ftuar argjentinasin të largohet nga skuadra nga Torino.
Kurse, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Alves ka ftuar Dybalan t’i bashkohet në Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.
Alves bëri një lëvizje të tillë në verën e vitit të kaluar duke u larguar nga Juventus për një aventurë të re në Paris. /Lajmi.net/