“CR7 shënon më shumë gola në lojë sesa unë në stërvitje” – Lajmi.net
“CR7 shënon më shumë gola në lojë sesa unë në stërvitje”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 16:23, 16 April 2018
Sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wagner, është duke pritur për përballjen me Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich është shortuar me Real Madridin në shortin e hedhur të premten në Nyon të Zvicrës.

Wagner që nga Hoffenheim i është bashkuar Bayern Munich, ka lavdëruar Ronaldon që këtë sezon ka arritur të shënoi 15 gola në Ligën e Kampionëve, duke qenë vendimtar në përballjet e Real Madridit me PSG-në dhe Juventusin.

“Ai është i madh. Më pëlqejnë njerëzit e atillë. E di që shumë e kritikojnë, por mua më pëlqen. Do të ishte e mërzitshme nëse të gjithë do të ishim të njëjtë”, ka deklaruar Wagner.

“Ai shënon gola më shumë sesa unë në stërvitje. Jam shumë i lumtur që do të takohem me atë”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO