Cozman u thotë ‘stop’ mashtrimeve, a është ky thumb për Getin?

Cozman thotë se duhet t'i ndalojmë mashtrimet por pas publikimit të kësaj fotografie të gjithëve mendja me gjasë u ka shkuar tek Geti.

ShowBiz

21/01/2019 18:51

Reperi Cozman i ka prishur raportet me Ghetto Geasyn, liderin e BabaStars, shkruan lajmi.net.

Ai madje është larguar nga grupi dhe këtë e ka bërë vetë të ditur nëpërmjet postimit të disa statuseve në Instagram.

Reagim nga Geti nuk ka pasur fare e lajmi.net e ka kontaktuar Cozmanin për ta pyetur se si e cilëson heshjen e ish-shefit të tij mirëpo nuk ka pranuar të flas.

Sot Cozman e ka publikuar një foto në Instagram dhe vëmendjen e mori automatikisht mbishkrimi.

”Mos i mashtro njerëzit …”, ishin fjalët e tij, e duke pasur parasysh raportet e prishura me Getin, mos ia ka dedikuar atij?

Kjo mbetet të shihet shumë shpejtë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bs567JpA9K2/