Costa nënshkruan me klubin e ri, çmimi 60 milionë euro (FOTO)

Diego Costa afër largimit nga Chelsea.

Sport

12/09/2017 07:29

Diego Costa më në fund mund të buzëqesh.

Sulmuesi i Chelseas është pranë largimit nga kampioni i Premierligës dhe rikthimi në Atletico Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Chelsea dhe Atletico Madrid janë në bisedime për transferimin e tij për një shifër prej 60 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Palët pritet ta zyrtarizojnë marrëveshjen në ditët e ardhshme por Costa do të jetë i lirë të luajë për Atletico Madridi verëm pas hapjes së afatit kalimtar në janar. /Lajmi.net/