Costa i kënaqur me debutim

Diego Costa pranoi se ishte i kënaqur me debutimin e tij për Spanjën, edhe pse nuk paraqiti kërcënim serioz kundër Italisë. Sulmuesi i Atletico Madridit luajti 90 minutat e plotë në stadiumin e skuadrës së tij derisa Spanja shënoi fitore me rezultat 1:0. Braziliani i natyralizuar ishte i lumtur që luajti për herë të parë…

Sport

06/03/2014 11:38

Diego Costa pranoi se ishte i kënaqur me debutimin e tij për Spanjën, edhe pse nuk paraqiti kërcënim serioz kundër Italisë.

Sulmuesi i Atletico Madridit luajti 90 minutat e plotë në stadiumin e skuadrës së tij derisa Spanja shënoi fitore me rezultat 1:0.

Braziliani i natyralizuar ishte i lumtur që luajti për herë të parë me Spanjën, pas debatit të shumëpërfolur rreth të ardhmes së tij ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur që kam debutuat me ekipin dhe që e fituam ndeshjen”, deklaroi ai për Globo Esporte.

“Do të vazhdoj të kryej punën time me Atleticon në mënyrë që të kem shanse në ekipin Kombëtar. E di se ndeshja e parë nuk është e lehtë. Por, jam i lumtur, e di se mund të jam më shumë”, u shpreh ai.

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque insistoi se i pëlqeu loja e Costas.

“Ne jemi të kënaqur me Diegon. Ai është integruar mirë në ekip dhe jemi të lumtur me debutimin e tij”.