Costa e Turan, në dyshim ndaj Barcelonës

Atletico Madrid mund të jetë mjaft e hendikepuar të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. ‘Los Colchoneros’ me gjasë nuk do të mund të llogarisin në dy prej futbollistëve kryesorë të tyre. Bëhet fjalë për Diego Costan dhe Arda Turan, të cilët janë në dyshim tek skuadra e Diego Simeones.…

Sport

08/04/2014 14:00

Atletico Madrid mund të jetë mjaft e hendikepuar të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Los Colchoneros’ me gjasë nuk do të mund të llogarisin në dy prej futbollistëve kryesorë të tyre.

Bëhet fjalë për Diego Costan dhe Arda Turan, të cilët janë në dyshim tek skuadra e Diego Simeones.

“Në dyshim deri në fund”, ky është titulli i së përditshmes Mundo Atletico, e cila kujton se sulmuesi kryesor i ekipit ka ushtruar me ekipin, ndërsa mesfushori turk nuk është ende gati të grumbullohet me ekipin.

Barcelona dhe Atletico barazuan 1:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit në Camp Nou, ndërsa të mërkurën mbrëma do të zhvillohet një betejë e vërtetë në Madrid, pasi të dyja skuadrat do ta kërkojnë gjysmëfinalen.