Çollaku: Marrëveshja për Stabilizim Asociim e ngjashme me të vendeve tjera

Në seancën kur pritet të bëhet ratifikimi i Projektligjit për MSA-në, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se ka shumë arsye pse Kosova po e bënë këtë marrëveshje.

Lajme

02/11/2015 10:43

Sipas tij, vlerat e bashkimit evropian janë ato që qytetarët e Kosovës kanë vendosur qysh moti të ecin para me to, raporton lajmi.net.

“Ajo do të sjell motiv dhe shtyrje për të zbatuar reformat që aq shumë i duhen vendit tonë. Luftën për korrupsion, rritje të eksportit në vendet e BE-së e shumëçka tjetër që do e qonte Kosovën edhe më para drejt integrimeve evropiane”, tha ai.

“Në çdo aspekt kjo marrëveshje është e ngjashme me ato që kanë nënshkruar vendet e rajonit. Është e pamohueshme që ne jemi rast më specifik, por nuk duhet harruar që janë pesë shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, por ato kanë pranuar që vendit tonë mos t’i mohohet e drejta për në rrugën drejt BE-së”, tha Çollaku./ lajmi.net