CNN shkruan për Albin Tahirin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në Olimpiadën Dimërore – Lajmi.net
CNN shkruan për Albin Tahirin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në Olimpiadën Dimërore
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 10:35, 23 February 2018
"Edhe nëse nuk ju pëlqen, duhet ta bëni. Më pëlqen që e kanë marrë kaq seriozisht dhe janë krenarë”, ka thënë ai për CNN Sport.

CNN shkruan se me papunësinë e madhe te të rinjtë dhe korrupsionin në vend dhe problemet e vazhdueshme me Serbinë, Kosova ka pak arsye për të festuar. Megjithatë, shton se Tahiri i ka dhënë popullit kënaqësi.

“Ata janë shumë të interesuar për mua, po më thërrasin vazhdimisht, më shkruajnë, shumë gazetarë. Sapo kam arritur i lodhur nga qendra e ushtrimeve dhe duhet të pushoj, por kam intervista. Edhe nëse nuk ju pëlqen, duhet ta bëni. Më pëlqen që e kanë marrë kaq seriozisht dhe janë krenarë”, ka thënë ai për CNN Sport.

Ai thotë se është nder që garon për Kosovën, por edhe ka stres. Tahiri sot mbylli aventurën e tij duke përfunduar të gjitha garat me sukses. Ai ka shtuar se pret mikpritje të ngrohtë në Kosovë.

“Ishte festë e madhe kur xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi të artën e parë olimpike për Kosovën në Rio. Nuk po marr të artën, por mendoj se do të ketë festë të madhe”, ka thënë ai.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO