Çka premton Dhurata Ahmetaj?

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj premton se në prag të festave të fudnvitit do të vijë me diçka krejt ndryshe. Nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri, por për një Dhuratë e cila do të na lë me gojë hapur.

ShowBiz

10/12/2014 16:16

Emri i saj ka qenë ndër më të përmednurat ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj e cila ditë më parë bëri të ditur përmes një mbishkrimi në ‘Instagram’ se nuk është më nën menaxhimin e Produksionit ‘Elephant’, në krye me këngëtarin Blerim Muharremin – Blero.

Por, edhe pse kanë qarkulluar spekulime të ndryshme rreth shkëputjes së bashkëpunimit të tyre, duket se këngëtarja Ahmetaj, nuk po merret shumë me këtë. Ajo ia ka mësy që në fund të vitit, para publikut të vijë me fotografi të nxehta.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dhurata përmes një postimi në faqet e saj nëpër rrjete sociale. “Si jeni njerëz, këtë vikend do të bëj një set fotografish. Mezi po e pres. Ju premtoj që do të jem shumë e nxehtë”, ishte postimi i Dhurataës.