City rikthehet kah Isco

Sipas raporteve të fundit të bëra nga mediat, mësojmë se skuadra e Manchester Cityt ka rikthyer interesimin për të transferuar lojtarin e Realit, Iscon.

Sport

14/12/2014 10:38

Mesfushori spanjoll është duke kaluar në një moment fantastik me Los Blancos dhe njihet si njëri ndër talentët më të mirë në botë.

City është duke e monitoruar atë për një kohë të gjatë, mirëpo deri tani nuk ka arritur të bëj ndonjë marrëveshje.

Sidoqoftë, besohet se milionerët e Cityt janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të madhe të parave, vetëm për të siguruar shërbimet e tij.