City këmbëngul për Pepen

Manchester City është duke këmbëngulur për të transferuar mbrojtësin e Real Madridit, Pepen, gjithnjë sipas raportit të bërë nga e përditshmja portugeze, A Bola.

Sport

03/11/2014 09:27

Sipas raporteve të bëra në mediat portugeze, më saktësisht në A Bola, mësojmë se Manchester City është duke këmbëngulur për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Realit, Pepes.

Skuadra angleze për një kohë të gjatë ka kërkuar shërbimet e Pepes, i cili tashmë e disa vite është njëri ndër mbrojtësit më të mirë të skuadrës së Realit.

Sidoqoftë, një ofertë e majme nga skuadra angleze mund të bëj që ai të largohet nga Santiago Bernabeu, sidomos pasi aty është dhe talenti i ri, Varane.