Çiljeta Xhilaga i bie pishman për ndërhyrjen estetike

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është penduar për intervenimin që e ka bërë në hundë.

ShowBiz

19/07/2018 11:34

Operacionin thujse të panevojshëm e kujtoi pasi gjeti në arkiva një video të realizuar para 16 vitesh, ku ishte pjesë e një filmi, shkruan lajmi.net

”Kur shikon veten 16 vjet me pare ? “Ishte kohe per Dashuri” me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar ne gjithe filmin esht Floriiiii ku po shkonnnn”, ka shkruar ajo pranë videos.

Mirëpo çfarë ra në sy është komenti i një ndjekësi të cilin Çili ia ktheu menjëherë ku edhe zbuloi që u bë pishman për ndërhyrjen estetike.

Para pak ditësh edhe Albërie Hadërgjonaj ka folur për të njëjtën gjë ku thoshte se e do hundën e saj origjinale./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BlWMeXADiv7/?hl=en?&taken-by=ciljetaxhilaga