Cila ishte ëndrra e Aurela Gaçes?!

Ndan çdo ditë kohë për fansat e saj, është kjo Aurela Gaçe e cila në rrjete sociale shpesh shpreh çka ndjen, si kaloi ditën, për koncertet e saj, e së fundmi ka zbuluar se cila ishte ëndrra e saj...

ShowBiz

25/05/2015 12:00

E për të kuptuar se cila ishte ëndrra e Aurelës lexoni postimin e saj të cilin këngëtarja e la në ´Facebook´.

“Le të themi se kam pas një ëndërr që e di që nuk do të më plotësohet kurrë. Kam pas ëndërr të këndojë në stadiume gjigande. Tani e di që ajo ëndërr nuk më plotësohet sepse ne jemi popull i vogël dhe na mungojnë ato lloj arenash.

Por, ama, kur ju këndoni me mua, kur ju më falni këtë lloj dashurie o publiku vërtetë më i miri në botë për Mua, atëherë me duket sikur me plotësohet ëndrra, sepse vërtetë në atë moment mua me duket sikur këndon një stadium, një arene gjigande. Kjo falë dashurisë tuaj.

Jam me fat që më doni. Jam me fat që përjetojë momente të tilla. Pa dorashka, pa lajka, kjo lloj dashurie që marr më bën të jetoj.

Ju faleminderit publiku im i miri shumë …kjo lloj dashurie nuk manipulohet e nuk blihet”, ka shkruar Aurela, transmeton lajmi.net