Çifti i ri shpërthen në lot kur shikojnë njëri-tjetrin në moshën 90-vjeçare

Shumica e njerëzve kalojnë rininë duke kërkuar për njeriun e duhur në jetën e tyre. Por, një çift i ri ka kaluar jo jetën, por disa minuta, duke e shikuar njëri-tjetrin teksa ata shëndrroheshin në 90-vjeçar.

Fun

20/05/2015 17:45

Kristie dhe Tavin ishin protagonistët e këtij eksperimenti, i cili u bë vetëm për të zbuluar reagimet e tyre kur shikojnë njëri-tjetrin “të moshuar”.

Në këtë video, të prodhuar nga Cut dhe Field Day, ata me ndihmën e disa artistëve profesionistë arrijnë që në mënyrë shumë reale të duken si 90-vjeçar, transmeton Lajmi.net.

Reagimi i tyre pas shëndrrimit në të moshuar 90 vjeç është shumë emocional. Ata madje shpërthejnë në lot.

Shikojeni videon emocionuese: