“Ciao” Napoli, Mertens te klubi i madh nga La Liga

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit.

Sport

11/11/2017 08:43

Dries Mertens ka ofertë për largim nga Napoli.

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit.

Reprezentuesi belg ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Napoli, gjatë këtij sezoni në Serie A.

“AS” raporton se klubi madrilen synon ta sjell në La Ligë gjatë afatit kalimtar të verës më 2018, përcjell “lajmi.net”.

Mertens do të kushtojë shtrenjtë sepse është një prej futbollistëve kryesorë te Napoli. /Lajmi.net/