Churkin i mllefosur, kërkon nga BE-ja t’i bëj presion Prishtinës

Aleati kryesor i Serbisë, Rusia, ka qenë edhe njëherë në krye të detyrës, për të sulmuar Kosovën me çdo kusht.

Lajme

29/02/2016 22:50

Në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ambasadori rus, Vitaly Churkin ka parë gjithçka zi dhe asnjë progres sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian duhet t’i bëjnë presion Prishtinës zyrtare që të jetësojë Asociacionin e Komunave me shumcië serbe.

“Asociacioni mbetet në letër. Ky projekt është dashur të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretinike duke i dhënë të drejta komunitetit serb. Kjo marrëveshje është marr para tre vjetëve dhe akoma nuk është zbatuar .Ndërmjetësuesit mbesin të heshtur dhe nuk detyrojnë prishtinën që të zbatojë marrëveshjet”, tha Churkin, transmeton lajmi.net.

Churkin po ashtu ka thënë se hetimi i krimeve të supozuara  UÇK-së po shkon ngadalë, duke shtuar se pa u zbardhur të gjitha krimet e luftës, nuk mund të ketë pajtim ndëretnik.

“Hetimi i krimeve të uck është i ngadalshëm dhe pa këtë nuk mund të bëhet pajtimi ndëretnik. Krimet duhet të hetohen dhe kriminelët duhet të ndëshkohen, kushdo qofshin ata”.

“Jemi të çuditur me gjykatën e EULEX-it, që është dënuar lideri i serbëve Oliver Ivanoviq me 9 vjet edhe pse sëka pasur dëshmi, vetëm dikush ka thënë se ai ka marrë pjesë në vrasje”, tha Churkin.

Churkin akoma beson se rezoluta 1244 dhe misioni i UNMIK-ut është faktor kyç për stabilitetin në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Misioni i UNMIK-ut mbetet kyç për stabilitetin në Kosovë. Mendimi jonë është që rezoluta 1244 mbetet korniza ligjore kryesore për paqe në rajon”, tha Churkin./lajmi.net