Chievo–Inter, formacionet zyrtare

Interi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit në udhëtim ndaj Chievos. Nerazzurri me këtë rast do t’ia japin lamtumirën kapitenit Javier Zanetti. Të dyja ekipet i kanë zyrtarizuar formacionet.

Sport

18/05/2014 21:14

Interi do të luajë sonte për kapitenin Javier Zanetti, në ndeshjen e tij të fundit në fanellën Nerazzurri.

Skuadra kaltër e zi e ka siguruar një vend në Europa League dhe do të luajë për prestigj. Në anën tjetër, as skuadra ku aktivizohet Përparim Hetemaj nuk ka ndonjë presion për këtë takim.

Të dyja skuadrat i kanë zyrtarizuar formacionet, me të cilat do ta nisin ndeshjen e sontme, që do të zhvillohet në qytetin e Veronas.

Chievo: Squizzi; Frey, Bernardini, Dainelli, Rubin; Lazarevic, Radovanovic, Bentivoglio, Hetemaj, Dramé; Paloschi.

Inter: Carrizo; Zanetti, Campagnaro, Andreolli, D\’Ambrosio; Taider, Cambiasso, Kovacic; Alvarez, Botta; Milito.