Chelsea, 200 milionë për Balen dhe Varanen

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho së bashku me pronarin e skaudrës, Roman Abramovichin janë duke u përgatitur për çmendurinë e radhës, pasi dëshirojnë shërbimet e Bales dhe varanes.

Sport

18/03/2015 16:59

Sipas raportit të bërë nga Daily Express, mësojmë se Chelsea është duke përgatitur një ofertë të pabesueshme prej 200 milionë euro për shërbimet e Bales dhe Varanes.

Blutë kërkojnë të luftojnë për secilin trofe në vitin e ardhshëm dhe për ta bërë një gjë të tillë ata duhet të forcojnë skuadrën e tyre.

Liga e Kampionëve mbetet prioriteti kryesor i Mourinhos. Kjo është arsyeja që ai është duke tentuar të bëj çmendurinë për të transferuar Balen dhe Varanen.