Çfarë do t’i çonit një mbretëreshe për dhuratë?

Të zgjedhësh një dhuratë është gjithmonë shumë e vështirë, por imagjinoni sa e vështirë mund të jetë nëse të duhet të zgjedhësh një dhuratë për Mbretëreshën Elizabeth.

Fun

23/03/2016 23:56

Në një program televiziv, princesha Kate ka folur për dhuratën e parë që ajo i ka bërë mbretëreshës, gjatë festave të fundvitit.
“Mbaj mend që isha në Sandringham, për herë të parë, për Krishtlindje. Isha e shqetësuar se çfarë dhurate duhet t’i jepja mbretëreshës “, tregon Kate për The Telegraph, transmeton zhurnal.mk.
“Po mendoja, Zot, çfarë duhet t’i jap? Mendova se çfarë dhurate do u jepja gjyshërve të mi në raste të tilla. Ky mendim mund të shkonte shumë keq, por vendosa të bëj recetën e gjyshes time për chutney (një salcë me origjinë nga India)”.
Pavarësisht shqetësimit të Kate, duket se mbretëresha e kishte pëlqyer këtë dhuratë.
“Isha e shqetësuar, por ditës tjetër vura re që kjo recetë ndodhej e përgatitur mbi tavolinë. Mendoj se një gjest kaq i thjeshtë ka më shumë vlerë,” ka thënë Kate.
Nëpërmjet tregimit të saj kuptojmë që ndonjëherë edhe për një mbretëreshë, ajo që ka më shumë vlerë është një gjest i thjeshtë.