Çfarë po kërkon Fifi në këngën e Florit, shihni pamjet

Flori Mumajesi dhe Bruno sapo e kanë publikuar këngën e re.

ShowBiz

28/11/2018 15:47

‘Ja ke bo vetes’ titullohet projekti më i ri muzikor nga Flori Mumajesi dhe Bruno e cila u mirëprit nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kënga erdhi në vesionin audio, pa videoklip por si duket dyshja nuk do ta lënë me kaq dhe kanë menduar diçka më speciale për fansat.

Lajmi.net e ka siguruar një video në të cilën shihet këngëtarja Fifi, madje në të ajo duket tejet e afërt me Florin.

Arsyeja se përse ata po shihen kaq të afërt në këtë video akoma nuk dihet saktë, por ajo çfarë po vihet re është fakti se performanca e tyre e që duket e realizuar brenda studios, është shumë e ndjerë./Lajmi.net/

YouTube player