Çfarë është “seksi vjedhurazi” që po përhapet aq shumë në masë mes të rinjve

Kur flitet për seksin e sigurt, zakonisht bëhet fjalë për prezervativin.

Lifestyle

30/06/2018 23:00

Kjo për shkak se prezervativët janë provuar si mjeti më efektiv për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Sigurisht edhe shtatzëninë. Por një studim i publikuar së fundmi thotë se një trend i ri seksual po njeh rritje. Ai njihet me emrin “vjedhurazi”, transmeton lapsi.al.

Kjo ndodh kur meshkujt që mbajnë prezervativ, e heqin atë në mënyrë sekrete gjatë seksit, pa miratimin e partneres. Studiuesja Alexandra Brodsky, thotë se gjithmonë e më shumë femra po kërkojnë ndihmë pasi kanë rënë viktimë e këtij trendi.

Në disa vende, aplikimi i këtij trendi mund t’ju dërgojë edhe në burg. Në Zvicër një person u dënua me burg pasi e kishte hequr prezervativin vjedhurazi gjatë seksit me partneren.