Çfarë është duke ndodhur me Schumacherin? – Lajmi.net
Çfarë është duke ndodhur me Schumacherin?
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 7:31, 28 December 2017
Kush ka qenë në shtëpinë e Schumacher si Jean Todt, Jean Alesi, profesor Saillant apo edhe ndonjë mik i familjes, nuk kanë dhënë asnjë koment.

Kanë kaluar 4 vjet dhe të gjithë kanë mbetur të mbërthyer pas një hashtag-u, një lutje për të gjithë ata që besojnë. Nga shtëpia Schumacher nuk ka asnjë lajm zyrtar.

Të vetmin lajm në mënyrë indirekte e ka dhënë avokatja e shtëpisë, Herr Damm, që ka pranuar se Schumacher nuk mund të ecë. U shkruajt madje që Schumi qan kur shikon bashkëshorten dhe fëmijët, por më pas u kuptua se ishte vetëm një reagim i krijuar nga emocionet.

Kush ka qenë në shtëpinë e Schumacher si Jean Todt, Jean Alesi, profesor Saillant apo edhe ndonjë mik i familjes, nuk kanë dhënë asnjë koment.

Kështu shkruan blogeri i njohur Umberto Zapelloni, një njohës i mirë i botës së Formula 1 dhe një fans i Michael Schumacher. Më tej Zapelloni shkruan: “Ajo që kërkoj 4 vjet pas aksidentit është një buletin mjekësor që ti tregojë miliona tifozëve si është gjendja e Michael Schumacher, si është jeta e tij e përditshme, sa shpresë ka për rikuperim…”

“Unë e kuptoj – shkruan me tej Zapelloni – privatësinë në këtë rast, pasi siç e dimë Schumi ka qenë shumë vetëmbrojtës për familjen, shumë i rreptë të privatësinë e tij. Por ky është një tjetër diskutim. Jam i bndur që tifozët meritojnë të dinë të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore. Ata, kur ai fitonte, por edhe kur humbte kanë qenë familja e tij e madhe. Nuk kërkoj foto, por vetëm një buletin mjekësor që të tregojë si është njeriu që më 3 janar mbush 49 vjeç dhe që nga 2014 nuk mund të festojë ditëlindjen e tij. Kërkoj një motiv për të thënë një lutje më shumë.” ka thënë Umberto.

Fjalët kyçe: Michael Schumacher

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper