Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të zhvillohen disa ngjarje.

Lajme

18/12/2018 07:30

Gjatë ditës së sotme, Avokati i popullit do të mbajë konferencë, në Kuvend të Kosovës do të mblidhen disa komisione, Qeveria do të mbajë mbledhje, etj, shkruan lajmi.net.

Më poshtë ju sjellim kalendarin e plotë të ngjarjeve të ditës së sotme:

10:00

Avokati i Popullit mban konferencë, me ç’rast prezanton të arriturat dhe sfidat rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e këtij institucioni. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

10:30

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

11:00

Çohu dhe Preportr publikojnë hulumtimin lidhur me gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

11:00

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me AKP-në; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj.

11:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?” (Restorant “Ibri”, Koshtovë).

11:00

Misioni i OSBE-së publikon raportin e vlerësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet joshumicë në Kosovë. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë).

11:00

FSSHK-ja mban konferencë “Pas Grevës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e mëtutjeshme të FSSHK-së”, (Zyrat e FSSHK-së, Prishtinë)

11:00

Lëvizja Vetëvendosje Qendra Prishtinë, mban tryezën “Komuna e Prishtinës: Premtimet e pambajtura gjatë vitit 2018”. (Hotel “Grand”, Prishtinë).

12:00

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë).

13:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019. I ftuar është ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302).

13:00

Komisioni parlamentar për Legjislacion shqyrton plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale; Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204).

15:00

Komuna e Prizrenit organizon tryezën me temën “Mundësia e koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë”. Merr pjesë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti. (Hotel “City”, Prizren)

16:00

Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publikë. (“Sheshi 21”, Prishtinë)

19:30

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon Gala Mbrëmjen, ku do të ndahen shpërblimet për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2018. Gjithashtu kompanitë mund të japin kontribut financiar për shoqatën “Doën Syndrome Kosova”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë). /Lajmi.net/