Çernobili dhe qyteti i braktisur ukrainas filmuar nga një dron (Video)

Fotografi britanik Danny Cooke ka filmuar mbeturinat e qytetit ukrainas Pripyat të braktisur pas shpërthimit të reaktorit bërthamor.

 

Bota

29/11/2014 20:28

Pamjet e filmuara për herë të parë nga një dron tregojnë pasojat e Çernobilit. 
 
Video e pabesueshme fokusohet në pasojat e shpërthimit të reaktorit bërthamor në 1986, ku më pas qyteti ukrainas Pripyat ishte braktisur.
 
Qyteti që strehonte 49.000 banorë, 25 dyqane dhe 10 gjimnaze, në videon e fotografit britanik Danny Cooke shfaq pamje pikëlluese se si dyket ky vend gati tridhjetë pas braktisjes, transmeton lajmi.net. 
 
Video përshkruan një qytet fantazmë që ka qenë i ngrirë në kohë, ku shumica e rrugëve dhe ndërtesave duket e pushtuar nga pemët. (lajmi.net)