Casillas: Messi – Ronaldo, ky është futbollist më i mirë

Iker Casillas ka dhënë mendimin e tij në lidhje me debatin se cili mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos është futbollist më i mirë.

Sport

25/02/2016 09:49

Portieri i Portos, Iker Casillas e ka të vështirë të zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, se cili mes tyre është futbollist më i mirë.

Ish legjenda e Real Madridit ka lavdëruar të dy.

“Është e vështirë që të zgjedh”, deklaroi Casillas për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Cristiano ishte bashkëlojtar i imi dhe më ka ndihmuar të përmirësohem”, shtoi ai.

“Kurse, Messin e kisha kundërshtar dhe më ka shënuar plot herë”, theksoi Casillas.