Çanta e re ekskluzive nga ‘Louis Vuitton’ me flamurin shqiptar, çmimi marramendës (Foto)

'Louis Vuitton' është një ndër markat më të shtrenjta dhe më të shitura në botë.

Fun

16/07/2018 16:45

Marka, prodhon veshmbathje të ndryshme të cilat përveç kualitetit, firmës me zë të madh kanë edhe çmimin jashtëzakonisht të lartë, transmeton Lajmi.net

Së fundmi, ‘Louis Vuitton’ ka krijuar një çantë të re e cila është interesante për arsye se në të është qepur edhe flamuri shqiptar.

Shqiponja e flamurit shqiptar është bërë jashtëzakonisht e famshme pas festimit të golave nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në botërorin e këtij viti në Rusi, ndërsa tani shqiponja po vjen edhe në një çantë ‘Louis Vuitton’.

Çmimi i çantës është hiç më pak se 9,103 euro./Lajmi.net/