Calhanoglu kthehet në Bundesligë?

Hakan Calhanoglu ka ofertë për rikthim në Bundesligë.

Sport

20/06/2018 07:31

Hakan Calhanoglu ka ofertë për largim nga Milan.

“Sky Sport” ka njoftuar se mesfushori turk ka zgjuar interesim nga një klub nga Bundesliga.

Leipzig është duke përgatitur një ofertë për transferimin e Calhanoglut prapa në Kampionatin gjerman, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, Milan vështirë se do ta konsiderojë shitjen e tij marrë parasysh se Calhanoglu është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Gennaro Gattuso. /Lajmi.net/