Buyo: Pogba dëshiron të transferohet te Reali

Ish-portieri i Francës, Francisco Buyo ka thënë se mesfushori i Juventusit, Paul Pogba dëshiron të transferohet te skuadra e Real Madridit.

Sport

24/05/2015 14:52

Paul Pogba dëshiron të transferohet te Reali, dhe kështu do të bashkohej me bashkëkombësit e tij, Karim Benzeman e Raphael Varanen.

“Perez i dëshiron lojtarët e mirë, ai e ka përgëzuar Pogban dhe e ka pyetur nëse e dëshiron Realin”, tha Perez për Telefoot.

“Kur ju e pyetni lojtarin nëse e dëshiron skuadrën, dhe ai thotë po, athëerë kjo do të thotë se ai dëshiron të transferohet aty”.

“Përveç që Reali ofron ofertë të favorshme financiare, ai i ofron Pogbas edhe mundësinë për t’u bashkuar me shokët e tij si Karim Benzema dhe Raphael Varane”, përfundoi Buyo deklaratën e tij.