Bukuroshja shqiptare pranon lidhjen: Jam në qiellin e shtatë

Ajo është një nga modelet më të njohura në vendin tonë dhe së fundmi po merr pjesë gjithashtu në spektaklin "Dance with me".

ShowBiz

19/11/2017 18:02

Bëhet fjalë për Kristina Bakiun e cila ka fituar kurorën në ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe e ka përfaqësuar vendin tonë në ‘Miss World 2015’.

Shpesh herë e pyetur në intervistat e saj përsa i përket jetës private, Kristina gjithmonë është treguar e rezervuar duke mohuar të ketë ndonjë gjë të re në këtë fushë. Mirëpo e ftuar në “Thumb” dje, ajo më në fund pranoi ndryshimet që kanë ndodhur në sferën e dashurisë.

Modelja tregoi seështë në një lidhje duke u shprehur kështu: “Po, ma ka vjedhur zemrën. Është shqiptar! Jam shumë e lumtur, ai më plotëson. Jam në qiellin e shtatë.”