Bukuria e Xhensilës nuk do diskutim (Foto)

Cilësohet si një nga femrat më të bukura të estradës dhe kjo jo rastësisht.

ShowBiz

21/08/2017 12:44

Xhensila Myrtezaj është këngëtarja e cila nuk zhgënjen në asnjë paraqitje publike, shkruan lajmi.net.

Madje shpeshherë ajo ka marrë guximin të shfaqet pa grim, duke zbuluar bukurinë e saj natyrale.

Në një foto të postuar së fundi nga një sallon ondulimi, Xhensila  e veshur me një fustan të zi, duket më e bukur se kurrë më parë.

Këngëtarja po shijon ditët e fundit të beqarisë, pasi këto ditë do të dalë para altarit dhe të kurorëzojë dashurinë me aktorin Bes Kallaku. /Lajmi.net/