Buffon shkon në “Kampionatin botëror 2018” – Lajmi.net
Buffon shkon në “Kampionatin botëror 2018”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 13:28, 17 April 2018
Gianluigi Buffon do të bëjë edhe një udhëtim drejt Kinës për të promovuar lojën e futbollit, sport të cilit ai do t’i japë lamtumirën në 4 qershor me ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Holandës në Allianz Stadium në Torino.

Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës, por Gianluigi Buffon po.

Portieri legjendar do të jetë imazhi i kompanisë ajrore ruse “S7 Airlines”. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “La Stampa”, kapiteni i Juventusit do të xhirojë një spot publicitar për këtë kompani ajrore në datat 14-16 qershor dhe me shumë mundësi do të marrë një ftesë edhe nga FIFA për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Botërorit dhe në ndonjë prej ndeshjeve.

Ndërkaq, në 7 qershor, Gianluigi Buffon do të bëjë edhe një udhëtim drejt Kinës për të promovuar lojën e futbollit, sport të cilit ai do t’i japë lamtumirën në 4 qershor me ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Holandës në Allianz Stadium në Torino, transmeton “TCH”.

“Tani objektivi im është që të mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj se e meritoj”, u shpreh portieri legjendar i Juventusit dhe përfaqësueses italiane.

Fjalët kyçe: Gianluigi Buffon

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble