Britania e shokuar: Gjithçka e planifikuar “po bie në ujë”

“Ashtu siç ka thënë guvernatorit i Bankës Angleze, referendumi do të prodhojë tronditje negative të ekonomisë. Mënyra se si do t’i përgjigjemi kësaj do të mund të shkaktojë tronditje edhe në vendet e punës dhe në rritjen ekonomike”, ka thënë Osborne.

Bota

01/07/2016 22:43

Ministri britanik i Financave, Georg Osbone ka hequr dorë nga rikthimi i deficitit buxhetor në suficit në vitin 2020, ka njoftuar BBC.

Osborne, siç transmeton shërbimi publik britanik, ka thënë se “Britania duhet të jetë realiste në qëllimin për arritjen e suficitit deri në fund të kësaj dekade”, pasi që ekonomia po tregon shenja të qarta të tronditjes pas vendimit të britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net.

“Ashtu siç ka thënë guvernatorit i Bankës Angleze, referendumi do të prodhojë tronditje negative të ekonomisë. Mënyra se si do t’i përgjigjemi kësaj do të mund të shkaktojë tronditje edhe në vendet e punës dhe në rritjen ekonomike”, ka thënë Osborne.

“Duhet të sigurojmë kredibilitet financiar dhe të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në raport me deficitin”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/